Koreja Veriore pretendon se Kim Jong-un “mund të kontrollojë edhe motin”

21:52 | 9 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Lideri i Koresë Veriore është “burrë me shumë talente”, por tani mediat shtetërore koreano veriore kanë zbuluar se Kim Jong-un “kontrolloi motin” përderisa ngjitej në malin Paektu.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë lëshuar imazhet e Kim Jong-un duke u ngjitur në majë të malit Paektu në mes të dimrit, të veshur me këpucë lëkure të zeza, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton portali arbresh.info

“Kur Kim Jong-un arriti në majë të malit, duke kaluar nëpër borën e trashë, në mes të stuhisë u shfaq një mot i mirë”, raporton media shtetërore.

Mali i lartë prej 2.744 metra thuhet se ka një vend të veçantë në folklorin korean dhe është përdorur nga familja Kim për breza.

Fotot e fundit tregojnë se ai po shikon në distancë nga maja e malit, ndërsa bashkëpunëtorët e tij e kanë rrethuar atë.

Gazeta zyrtare e Koresë së Veriut “Rodong Sinmum” shkroi se Kim Jong-un kishte “ngjitur shpesh” në malin Paektu, por kjo ishte hera e parë në mes të dimrit.

Më tej ajo përshkruan se “sytë e tij pasqyronin rrezet të forta të personit të talentuar duke parë  nga  mali Paektu pamjen e një kombi të fuqishëm socialist, i cili dinamikisht përparon plot energji pa u lëkundur në ndonjë erë të pistë e planetit”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme