Koreja Veriore ka qendruar e qetë në lidhje me testimin e raketave balistike për një muaj, por sipas ekspertëve javën tjetër mund të kryejë një shpërthim masiv në Kinë dhe SHBA.
Kim Jong-un ende nuk është dorëzuar, edhe pse kërcënimet për luftë në Gadishullin Korean po rriten gjithnjë e më shumë, transmeton portali arbresh.info
Gjeneralët amerikanë, CIA, spiunët dhe ekspertët nga Koreja Veriore besonin se Koreja Veriore mund të testonte një raketë gjatë ditës së sotme, por Kim qëndroi i “heshtur” për 24 orë.
Megjithatë, ekspertët besojnë se Koreja Veriore mund të testojë një raketë përpara fundit të muajit tetor.
Sipas tyre, lansimi i një rakete të re pritet të ndodhë të mërkurën e ardhshme, e cila është shënuar si një datë e rëndësishme për Phenianin.
18 tetori është fillimi i Kongresit të 19-të të Kinës, ngjarja më e rëndishme politike në Pekin.
Kina tradicionalisht ka qenë aleate e Kim Jong-un, por së fundmi të dy vendet kanë pësuar trazira mes vete.
Sanksionet e reja të OKB-së të vendosura për Korenë Veriore janë mbështetur edhe nga Presidenti Xi Jinping, për të cilin pretendohet se ka urretje personale ndaj Kim Jong-un.
Scott Seaman, drejtor i Azisë në konsultimet politike Eurasia, e përshkroi datën si një “mundësi të mire” për një provë raketore.
“Inteligjenca sugjeron se Pheniani po lëviz raketat për t’u përgatitur për një test të ri”, shton ai.
Në anën tjetër, James Mattis i ka bërë thirrje ushtrisë amerikane që “të jenë gati” për luftë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...