Autoritetet verikoreane kanë paralajmëruar për mot ekstrem, teksa i ftohti po përfshin Gashishullin Korean.
Temperaturat pritet të ulen nën -30 gradë Celsius në rajonet veriore, njëherësh zonat më të varfra të shtetit, ka transmetuar radioja shtetërore.
Zonat bregdetare pritet të përballen me erëra të fuqishme.
Edhe Koreja Jugore, gjithashtu, ka lëshuar paralajmërim të ngjashëm, derisa në veri të Kinës temperaturat kanë rënë në nivel rekord.
Japonia pritet të përballet me situatë të ngjashme në ditët në vijim.
Radio Azia e Lirë ka raportuar në dhjetor të vitit të kaluar se “një numër i madh i njerëzve” janë zhdukur në kohën e motit ekstrem – shumica prej tyre besohet të ketë vdekur nga i ftohti, apo vështirësitë në sigurim të ushqimit në kushte të tilla.
Kriza ushqimore në Korenë Veriore besohet se është më e rënda prej viteve 1990.
Më 2019, Kombet e Bashkuara kanë thënë se deri në 10 milionë verikoreanë “kanë nevojë urgjente për ushqim”, pas raportimeve se shumë njerëz janë duke mbijetuar me vetëm 300 gramë ushqim në ditë.
Më 2020, Koreja Veriore është goditur nga pesë tajfunë të fuqishëm, të cilët kanë shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa, rrugë, fabrika dhe sistemet ujore.
Shkencëtarët besojnë se moti ekstrem është duke u bërë më i shpeshtë për shkak të ndryshimeve klimatike./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...