Raporti gjashtëmujor i ekspertëve të pavarur, që monitoron implementimin e sanksioneve të OKB-së, iu dorëzua Këshillit të Sigurimit të premten.
Një raport sekret i Kombeve të Bashkuara thotë se Koreja Veriore nuk i ka ndaluar problemet bërthamore dhe raketore, pavarësisht sanksioneve që i janë dhënë, shkruan Reuters.
Raporti gjashtëmujor i ekspertëve të pavarur, që monitoron implementimin e sanksioneve të OKB-së, iu dorëzua Këshillit të Sigurimit të premten.
“Koreja Veriore nuk i ka ndaluar programet e saja bërthamore e raketore dhe vazhdon t’i shkelë rezolutat e Këshillit të Sigurimit përmes transportimeve ilegale të naftës dhe qymyrit në vitin 2018”, thuhet në raportin 149 faqësh.
Por raporti nuk është komentuar nga Pyongyang-u zyrtar, që vazhdon ta përdorë marrëveshjen me presidentin amerikan Donald Trump si kartë të fortë në këtë çështje.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...