Koreja Veriore në alarm: Kim urdhëron ndërrimin e rojeve kufitare çdo 30 minuta

22:45 | 21 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Lideri i Koresë Veriore duket se është kapluar nga paranoja të mëdha, pasi ka kërkuar ndërrimin e rojeve kufitare për çdo 30 minuta.

Koreja e Veriut kufizohet në veri nga Kina dhe Rusia, të cilat i ka edhe aleatë historike, por që marrëdhëniet mes tyre janë ftohur që nga marrja e pushtetit të Kim Jong-un, transmeton portali arbresh.info

Kina dhe Koreja Veriore ndahen nga lumi Tumen, vendi më popullor për dezertorët veriorë, së bashku me lumin Yalu dhe Malin Paektu.

Burime brenda Koresë Veriore kanë zbuluar së fundmi është rritur masivisht siguria.

Një burim anonim ka deklaruar për “Radio Free Asia” , që rojet kufitare janë urdhëruar që të ndërrojnë pozicionet e tyre çdo 30 minuta.

Sipas këtij burimi ky ndryshim është bërë për shkak të parandalimit të dezertuesve nga ushtria koreno veriore.

“Më parë rojet ndërronin pozicion çdo dy orë e gjysmë, por koha që kalojnë në postet e tyre tani është shkurtuar në mënyrë drastike”, ka thënë ai.

Përpara këtij ndryshimi, burime të shumta kanë theksuar se Kim Jong-un po bëhet gati për një tjetër test të raketave balistike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme