Koreja Veriore ka lëshuar dy raketa balistike të cilat kanë përfunduar në ujërat e Japonisë, kanë deklaruar SHBA dhe Japonia.
Këto janë provat e para të raketave balistike që kur Joe Biden morri nën udhëheqje Shtëpinë e Bardhë, transmeton portal arbresh.info
Sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Peniani e ka të ndaluar të provojë raketat balistike, pasi ato konsiderohen armë kërcënuese.
Japonia dhe Koreja Jugore e kanë dënuar ashpër provokimin nga ana e Koresë Veriore.
Veprimi vjen vetëm disa ditë pasi Koreja e Veriut thuhet se hapi dy raketa jo-balistike në Detin e Verdhë.
Të martën, Koreja Veriore lëshoi një raketë balisitike të cilët SHBA-të e quajtën provokim. Raketa me rreze të shkurta mendohej të ishin artileri, të cilat nuk janë të ndaluara nga Këshilli i Sigurimit.
Testi i së enjtes vjen gjithashtu disa ditë pasi SHBA morri në paraburgim një biznesmen nga Koreja Veriore, Mun Chol Myung i cili u ekstradua nga Malajzia.
Mun është një biznesmen i akuzuar për pastrim parash përmes sistemit financiar të SHBA për të siguruar sende luksoze në Korenë e Veriut.
Incidenti zemëroi Korenë e Veriut aq shumë sa ndërpreu lidhjet diplomatike me Malajzinë./arbresh.info/
Vera e ardhshme pritet ta gjej me skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...