Skuadra e pushkatimit të Kim Jong-un ka kryer ekzekutime publike në oborrin e një shkolle, pasi viktimat ishin dënuar për vjedhje, prostitucion dhe pasi ishin zënë duke shikuar kanalet televizive të Koresë Jugore.
Dëshmitarët kanë thënë se rojet e Koresë së Veriut shpeshherë i kanë rrahur viktimat për vdekje, pasi kanë konsideruar se ‘është mëkat që të shpenzojnë plumbat me ta’, transmeton portali arbresh.info
Sipas Grupit Punues të Drejtësisë Tranzicionale me bazë në Seul, ekzekutimet janë zhvilluar në sheshe dhe në brigje të lumenjëve, ndërsa viktimat janë akuzuar edhe për krime të vogla sikurse është vjedhja e një grushti oriz.
Raporti, nga grupi joqeveritar, tha se vendimet për ekzekutime bëhen publike për arsye se ndikohen nga një sfond ‘i keq’ familjar, ose nga një fushatë qeveritare që ka për qëllim diktimin e sjelljes.
Organizata me bazë në Seul ka lëshuar raportin e fundit duke u bazuar në intervistat e 375 hajdutëve nga Koreja e Veriut.
Koreja Veriore hedh poshtë akuzar për abuzime të të drejtave të njeriut, duke thënë se qytetarët e saj gëzojnë mbrojtje sipas kushtetutës, ndërsa akuzon SHBA-të si ‘shkelësin më të madh të të drejtave të njeriut’.
Në raport thuhet se ekzekutimet e shumë grave që dyshohet se janë marrë me ‘prostitucion’ dhe hajdutëve janë bërë edhe në kampet e përqendrimit, me qëllim për të nxitur frikë midis armiqëve të mundshëm./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...