Google ADS

Koreja Veriore kërcënon SHBA-të me sulm bërthamor

11:07 | 13 Prill 2017
Arbresh.info

Koreja Veriore ka përçuar një mesazh të ashpër paralajmërimi se do të urdhërojnë bombardim bërthamor nëse SHBA i sulmon ata.

Kërcënimi është lëshuar dje, pasi presidenti Donald Trump e bëri të qartë në Twitter, se mendonte që Amerika do të zgjidhte problemin me shtetin, transmeton portali arbresh.info.

Marrëdhënia e pasigurt midis dy vendeve është bërë më e mbushur, pasi janë rritur shqetësimet që Koreja e Veriut mund të jetë duke planifikuar një test të gjashtë bërthamor, sipas Reuters.

Në përgjigje, qeveria amerikane po planifikon të dërgojë grupin e tyre të sulmit nga Australia në Gadishullin Korean për të shfaqur fuqinë e tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme