Koreja Veriore sot ka paralajmëruar kryeministrin japonez Shinzo Abe se së shpejti mund të përballet me një ‘raketë të vërtetë balistike’, ndërsa vetë kryeministrin e quajti ‘personin më budalla në histori’.
Kjo përlasje mes dy shteteve vjen dy ditë pasi shteti i izoluar testoi atë që e quajti ‘sistem raketë super të madhe me dy predha’, të cilat përfunduan në Detin e Japonisë, të njohur si Deti Lindor, transmeton portal arbresh.info
Shinzo Abe theksoi se raketa e lëshuar nën vëzhgimin e udhëheqësit të Koresë Veriore ka shkelur rezolutën e OKB-së.
“Mund të thuhet se Abe është i vetmi idiot në botë dhe njeriu më budalla i njohur ndonjëherë në histori, pasi ai nuk arrin të dallojë një raketë nga sistemi i raketave të shumta të lëshimit ndërsa sheh raportin shoqëruar nga fotografia,” tha një zyrtar i ministrisë së jashtme, citon agjencia e vetme e lajmeve në Korenë Veriore.
Pheniani është nën një sërë sanksionesh ndërkombëtare për programet e saj të armëve bërthamore dhe raketave balistike, për të cilat thotë se ‘i nevoiten për të mbrojtur një pushim të mundshëm nga Amerika’./arbresh.info/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...