Ministri i Punëve të Jashtme të Koresë Jugore, Yun Byung-se, ka paralajmëruar se Veriu ka “mijëra tonë të armëve kimike” të përhapura në gjithë vendin dhe ka bërë thirrje për suspendimin e Penianit nga Kombet e Bashkuara.
Ai ka bërë thirrje për krijimin e një konventë të armëve kimike në kohën e vrasjes së gjysmë vëllait të diktatorit Kim Jong-un, transmeton arbresh.info.
“Koreja e Veriut ka dëshmuar se ka jo vetëm gramë por me mijëra tonë të armëve kimike, duke përfshirë këtu edhe VX, në gjithë vendin…dhe vrasja e fundit është një thirrje zgjimi për të gjithë ne për aftësitë e armëve kimike të Koresë Veriore dhe qëllimin e tyre për të përdorur këto armë”, tha ministri.
Yun Byung-se vazhdoi të bëjë thirrje për shqyrtimin e masave të jashtëzakonshme të cilat “mund të pezullojnë të drejtat dhe privilegjet e Koresë së Veriut, si anëtare e OKB-së”./Arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...