Koreja Veriore u ka ndaluar largimin e malajzianëve që gjenden në këtë shtet si kundërpërgjigje për mbajtjen e disa personave nën arrest në Malajzi të dyshuar për vrasjen e Kim Jong-nam.
Malajzia ishte tronditur nga vrasja e gjysmë vëllait të liderit Kim Jong-un dhe si pasojë u kishte ndaluar hyrjen e koreano-veriorëve në këtë shtet pa viza, transmeton arbresh.info.
Policia malajziane ka identifikuar tetë persona të dyshuar në lidhje me vrasjen duke përfshirë këtu edhe një diplomat të lartë të Koresë Veriore si dhe thotë se dy nga të dyshuarit janë duke u fshehur në ambasadën e Koresë Veriore në Malajzi.
“Të gjithë qytetarëve të Malajzisë u është ndaluar largimi nga shteti deri sa të zbardhet rasti i vrasjes në Malajzi”, tha agjencia shtetërore e lajmeve duke cituar një zyrtar të ministrisë së punëve të jashtme.
“Në këtë periudhë kohore diplomatët dhe qytetarët e Malajzisë mund të punojnë dhe të jetojnë nën kushtet e mëparshme”, thuhej më tej në deklaratë./Arbresh.info
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës