Koreja Veriore ka dëruar një ultimatum për aleatët e Donald Trumpit, që të qëndrojnë jashtë luftës së saj me SHBA-të ose të përgatiten për sulm.
Lideri i kombit më të izoluar në botë përmes mediave të kontrolluara nga shteti, ka këmbëngulur se pjesa e tjetër e botë duhet ‘të ndihet e sigurtë, gjithmonë nëse nuk e mbështet Donald Trumpin’, transmeton portali arbresh.info
“SHBA-të kanë ekzagjeruar duke thënë se ne jemi kërcënim për të gjithë botën”, Rodong Sinmum, zëdhënësi zyrtar i regjimit të Kim Jong Un.
“Ne nuk do të kërcënojme me sulm bërthamor asnjë vend të botës, përpos nëse ata vendosin që të marrin pjesë në veprimet ushtarake të SHBA-ve kundër nesh”, ka shtuar ai.
Në deklaratë është përsëritur qëndrimi i gjatë i Phenianit, se ndërtimi i armëve bërthamore është parë si një pengesë nga SHBA-të, pasi Uashingtoni është duke u përpjekur të rrëzojë regjimin.
“Koreja Veriore nuk e ka mbajtur të fshehtë zhvillimin e raketave nukleare”, thuhet në deklaratë.
Sipas mediave Koreno Jugore këto komente janë duke u parë si një përpjekje e Phenianit për të zbutur marrëdhëniet me botën, pas zbatimit të sanksioneve të reja nga Kombet e Bashkuara./Arbresh.info
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë