Google ADS

Koreja Veriore goditet nga tajfuni i fuqishëm, nervozohet Kim Jong-un

20:59 | 7 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong-un ka thirrur një takim urgjent të zyrtarëve të qeverisë, përderisa një tajfun i fuqishëm ka goditur vendin.

Tajfuni “Lingling” ka shkaktuar dëme të mëdha në Korenë Jugore, duke lënë të vdekur tre persona dhe mijëra shtëpi pa energji elektrike, transmeton portali arbresh.info

Ekziston frika se stuhia mund të dëmtojë të mbjellat në Veri, e cila edhe vuan nga mungesa ushqimore.

Mediat shtetërore thonë se Kim ka shpërthyer ndaj zyrtarëve për mungesën e tyre të veprimit.

Ai i përshkroi ata si “të pafuqishëm kundër tajfunit, të panjohur për seriozitetin e tij dhe të kapur me ndjenjë të lehtë”, tha Agjensia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA).

Banorët në zonat e prirura nga përmbytja janë duke u evakuuar dhe autoritetet janë duke monitoruar infrastrukturën kryesore, si urat dhe ndërtesat, shtoi media shtetërore.

Në fillim të këtij viti OKB ka bërë të ditur se më shumë se 10 milionë koreano veriorë janë në nevojë urgjente për ndihma ushqimore.

Në vitin 2017, Koreja e Veriut u godit nga një thatësirë serioze që shkatërroi prodhimin e saj të prodhimit të saj kryesor si orizi, misri, patatet dhe soja.

Nuk dihet saktësisht se çfarë ndikimi pati kjo, por raportet në atë kohë thanë që shumë njërëz janë përballur me  kequshqyerjen dhe vdekjen.

Në vitet 1990, një uri shkatërruese besohet të ketë vrarë qindra mijëra koreano veriorë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme