Koreja Veriore gjuan ‘disa predha’ në det

01:21 | 26 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Koreja e Veriut ka gjuajtur “disa predha” në det nga bregu i saj lindor, thotë ushtria e Koresë së Jugut.

Raketa u nis nga Gangwon dhe fluturoi për rreth 250 km (150 milje), thanë zyrtarët në jug, transmeton portali arbresh.info

Koreja Veriore ka përshpejtuar programin e saj të testimit të raketave.

Që nga lëshimi i një rakete balistike ndërkontinentale mujin e kaluar, Pheniani ka kërcënuar se synon të godasë ishullin Guam në Paqësor të SHBA-ve.

Raketa e fundit u lëshua në orën 06:49 sipas orës lokale, raporton Ministria e Mbrojtjes së Koresë Jugore.

“Ushtria është duke e mbikqyrë Veriun, përderisa vendi është duke u përballur me provokime të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Mijëra trupa ushtarake amerikane dhe koreano jugore janë duke kryer stërvitje të përbashkta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme