Retorika e fjalëve mes Koresë Veriore dhe Shteteve të Bashkuara nuk ka të ndalur.
Së fundmi, lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, e ka quajtur Presidentin amerikan Donald Trump “vrasës të paqes”, transmeton portali arbresh.info
Sipas qeverisë komuniste, administrate e Presidentit Trump po i shet armë Koresë Jugore dhe Japonisë me qëllim që të “krijojë një situatë të tensionuar” në Gadishullin Korean. Në shtator, një javë pasi Pheniani testoi një raketë mbi hapësirën japoneze, Trump tha se do t’ju jap alëatëve qasje më të madhe në armatimin amerikan. Japonia dhe Koreja e Jugut janë pjesëmarrës në programin F-35 Joint Strike Fighter, sistemi më i shtrenjtë i armëve në historinë botërore.
“Trump po bën thirrje për shkatërrim total të shtetit tonë dhe vazhdon të sjellë asete strategjike bërthamore në Korenë Jugore dhe në afërsi të sa, duke e sjellur situatën në gadishull në prag të luftës”, citon agjencia e lajmeve koreano veriore. Komenti i regjimit komunist vjen dy ditë pasi Kim Jong-un kërcënoi se do të sulmonte ishullin Guam në territorin amerikan./arbresh.info/
Ministrat dhe kryeministri nën “llupën” e Prokurorisë Specia...
Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka
“Pse gjithë ky mllef me ty?” – Banorët diskutojnë me Drenush...
Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësue...
Spiropali uron Johnson për rizgjedhjen në krye të Dhomës së ...
Policia e Kosovës shqipton 1805 gjoba në trafik për 24 orë