Google ADS

Koreja Veriore e quan Ambasadoren e SHBA-ve në OKB ‘prostitutë’

18:35 | 9 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Koreja e Veriut i është përgjigjur kritikave të bëra nga ambasadorja e SHBA-ve në OKB, duke e quajtur atë ‘prostitutë’.

“Ajo po luan shumë mirë me ‘pullat e këmishës së saj’, duke luajtur rolin kryesor në sanksionet e ashpëra të administratës Trump”, ka deklaruar agjencia shtetërore e lajmeve koreano –veriore për Nikki Haley, transmeton portali arbresh.info

“Nikki duhet të jetë e kujdesshme me gjuhën e saj”, vazhdon tutje deklarata.

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, ka akuzuar regjimin e Koresë Veriore që ‘po kërkon luftë’, ndërsa ka bërë presion në Këshillin e Sigurimit që ndaj vendit komunist të imponohen sanksione edhe më të rrepta.

Tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore janë rritur ndjeshëm pas testimit të gjashtë të raketës balistike, në të cilën pretenohet se ishte vendosur edhe një bombë me hidrogjen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme