Google ADS

Koreja Veriore e quan administratën Trump “raciste”

20:33 | 31 Janar 2018
Trina Galanxhi

Koreja Veriore ka sulmuar Shtetet e Bashkuara, duke akuzuar administratën e Trump si një “klub miliarderësh” që bën “politikë raciste”.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në fjalimin e tij të parë të Bashkimit të Unionit në Kongres, e cilësoi udhëheqjen e Koresë së Veriut si të “shturrur”, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info

Ai u tha amerikanëve se raketat bërthamore mund të kërcenonin shumë shpejt atdheun e tyre dhe u zotua për një fushatë të vazhdueshme për të parandaluar këtë.

Letra e Koresë Veriore pas deklaratës së Trump thekson se në “Amerikë është ndaluar liria e shtypit dhe se liria e shprehjes së lirë nuk egziston”.

Sipas Koresë Veriore, “atje shumë njerëz janë të papunë dhe pastrehë”. Madje, vendi i izoluar merr shembull edhe lindjet e grave, ku thekson se “atyre nuk u ipet pushimi i lehonisë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme