Google ADS

Koreja Veriore e akuzon Donald Trump si “nxitës të luftës”

20:51 | 11 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Ministri i Jashtëm i Koresë Veriore e ka akuzuar Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump se “po ndez fitilat e luftës” kundër Kim Jong-un.

Ri Yong-ho ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po bëjnë veprime “agresive” dhe se “po nxisin luftë” kundër Phenian, transmeton portali arbresh.info

Ai tha se sanksionet e SHBA-ve dhe të OKB-së janë një qëllim i Trumpit për të “ndezur luftë”.

Yong-ho akuzoi SHBA-të pasi sulmuesit amerikanë fluturuan gjatë natës së mbrëmshme në Gashidullin Korean.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur edhe më shumë pas deklaratës së James Mattis, i cili i tha ushtrisë amerikane “që të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për luftë me Korenë Veriore”.

“Me deklaratën e tij për luftë, ai ka ndezur fitilet e para kundër nesh”, tha Ri në një intervistë për agjencinë e lajmeve ruse TASS.

Gjatë ditës së djeshme, Donald Trump ka ftuar ftuar udhëheqësit ushtarakë në dhomën e luftës në Shtëpinë e Bardhë, ku edhe është diskutuar për krizën me Korenë Veriore.

Rusia dhe Kina kanë bërë thirrje për shmangie të tensioneve luftarake, ndërsa Vladimir Putin ka theksuar se tashmë “bota gjendet në një kërcënim të vërtetë të luftës bërthamore”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme