Koreja Veriore ka përsëritur qëndrimin e saj zyrtar se do t’i kundërvihet SHBA-ve në rast të ndonjë sulmi eventual, duke u mbrojtur me të gjitha mjetet në dispozicion.
Ministria e Jashtme e këtij vendi ka bërë të ditur se forcat ushtarake veri-koreane do t’i përgjigjen pa hezitim ndaj çdo sulmi amerikan dhe do të shënojnë fitore në fushën e betejës.
“Ne kemi mjaft fuqi nukleare për të mbrojtur veten nga kërcënimi nuklear i SHBA-ve dhe ne do të përgjigjemi pa hezitim me një luftë të plotë dhe luftë nukleare me stilin tonë të goditjeve nukleare dhe ne do të shënojmë fitore në betejën përfundimtare me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme.
Koreja Veriore do të festojë 85-vjetorin e formimit të Ushtrisë Popullore veri-koreane të martën, në kohën kur Koreja Jugore dhe SHBA po bëjnë ushtrime të përbashkëta ushtarake.
Gazeta zyrtare Rodong Sinmun shkruan të shtunën se Koreja Veriore nuk do të hezitojë të lansojë një sulm preventiv nëse provokohet nga ana e SHBA-ve.
“SHBA-të janë çmendur seriozisht. Ajo po mendon të frikësojë Republikën Demokratike të Koresë dhe të arrijë diçka me bombarduesit strategjikë bërthamorë, transportuesit bërthamorë etj. Sidoqoftë, ushtria dhe njerëzit e Republikës Demokratike të Koresë nuk do të mbeten asnjëherë të bllokuar nga blofet e tilla”, shkruan në komentin e saj gazeta, e cila Koresë Veriore i referohet si Republika Demokratike e Koresë.
“Nën situatën ku SHBA do të lëndojë Republikën Demokratike të Koresë me forcën e armëve, nuk do t’iu përgjigjemi lëvizjeve të tilla luftarake dhe provokimeve me goditje preventive me stilin tonë dhe luftën madhështore të drejtësisë për ribashkimin nacional”, shkruan tutje gazeta, transmeton Al Jazeera.
Kërcënime të tilla në adresë të SHBA-ve nga regjimi komunist në Pjong-jang ka pasur edhe kohë më parë, ku u tha se çdo provokimi do t’i përgjigjen me hakmarrje, ndërsa administratën e presidentit Donald Trump e quajtën si “histeri serioze ushtarake”.
Gjatë paradës në 105-vjetorin e lindjes së krijuesit të shtetit Kim Il-sung në Korenë Veriore u panë tanke, sisteme për lansimin e raketave dhe armatime të llojeve tjera.
Në paradë u shfaqën edhe dy lloje të reja të raketave balistike ndërkontinentale që barteshin me kamionë.
Për herë të parë u shfaqën edhe raketat balistike të nëndetëseve Pukguksong me rreze veprimi më të madh se sa 1.000 kilometra, ndërsa paraqitja e më shumë se një rakete dëshmon se Koreja Veriore ka avancuar në planin për vendosjen e raketave në nëndetëse, që është vështirë për t’u zbuluar, ka thënë Joshua Pollack nga revista amerikane Nonproliferation Review.
Këto raketa janë testuar për herë të parë në prill 2016 dhe më pas në gusht të të njëjtit vit.
Raketa e shkrepur nga afërsia e qytetit bregdetar Sinpa kaloi 500 kilometra para se të rrëzohej në deti.
Raketa me rreze të mesme veprimi Pukguksong-2, po ashtu u tregua për herë të parë në paradën në Pjong-jang.
Koreja Veriore pohon se në shkurt kishte testuar me sukses këtë raketë, e cila kaloi 500 kilometra para se të binte në Detin e Japonisë.
Rrezja operuese e këtij projektili varion ndërmjet 1.200 dhe 3.000 kilometra.
Në paradë ishte prezantuar edhe tanku luftarak Chonma-ho (“Kali qiellor” – Pegaz), i bazuar në T-62 sovjetik.
Ky tank ka pësuar disa ndryshime, ndërsa versioni i paraqitur në prill është i pajisur me ERA (blinda reaktive shpërthyese) në kupolë dhe me blindë pasive në pjesën e parme të trupit.
Armatimi bazë përbëhet nga topi i kalibrit 115 milimetra dhe pushka 2A20, si dhe mitralozi i kalibrit 7,62 milimetra.
Në kupolë ka të ndërtuar mitralozin kundërajror të kalibrit 14,55 milimetra.
Pjong-jangu pohon se ka zhvilluar teknologjinë e lansimit të raketave që mund të godasin tokën amerikane, por ekspertët besojnë se ende nuk posedon një teknologjinë e nevojshme.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë