“SHBA me qëllim po provokon Korenë e Veriut, në kohën kur situata në Gadishullin Korean po lëvizë drejt paqes dhe pajtimit”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Minsitrisë së Jashtme të Veriut.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong-un pritet të takohen në javët e ardhshme.
Trump më 4 maj ka thënë se data dhe vendi për samitin historik me liderin verikorean është caktuar, duke mos dhënë më shumë detaje.
Përgatitjen për takimin e dy liderëve kanë arritur momentum, pas një samiti më 27 prill në mes të Kim dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in në Zonën e Demilitarizuar në mes të dy Koreve.
Në këtë samit, Kim është pajtuar që të ndërmarrë në sërë masash, që kanë për qëllim të përmirësojnë marrëdhëniet mes Veriut dhe Jugut dhe ka shprehur vullnetin e tij për të biseduar për denuklearizimin e Gadishullit Korean.
Trump ka sugjeruar se “presioni” i tij i madh, përmes një fushate me retorikë të ashpër dhe sanksione, kanë luajtur një rol kyç në bisedimet me Phenjanin.
Por, zëdhënësi i Minsitrisë së Jashtme të Veriut e ka paralajmëruar SHBA-në që të mos e interpretojë vullnetin e Phenjanit për bisedime, si shenjë dobësie
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...