Koreja Veriore bën kërcënimin më “serioz” ndaj SHBA-ve

21:19 | 19 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Koreja Veriore sapo ka lëshuar një kërcënim serioz ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në Korenë Jugore, pasi paralajmëroj se Kim Jong-un do të shkaktojë “vdekjen më të madhe” mbi pushtuesit e Phenianit.

Pheniani ka paralajmëruar SHBA-të se do të përballen me një “sulm të paimagjinueshëm” nëse Uashingtoni sulmon Korenë Veriore, transmeton portali arbresh.info

Tensionet janë rritur pasi anija luftarake e SHBA-ve “USS Ronald Reagan” ka lunduruar në ujrat e gadishullit Korean.

Forcat amerikanë janë bashkuar me anijet e Koresë Jugore për të patrulluar në det, në afërsi të gadishullit në një orvajtje për të frikësuar synimin e Koresë Veriore për të filluar Luftën e Tretë Botërore.

Përmes agjenicë së lajmeve KCNA, Koreja Veriore ka reaguar duke thënë se “situara është rënduar në gadishullin e Koresë Veriore dhe po arrin fazën e parapashikueshme”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme