Koreja Veriore është kërcënuar se do ta fundosë aeroplanmbajtësen amerikan, që po merr pjesë në ushtrime të përbashkëta me dy anije luftarake japoneze në oqeanin Paqësor Perëndimor.
“Forcat tona revolucionare janë luftarakisht të gatshme për ta fundosur aeroplanmbajtësen atomik amerikan me një sulm të vetëm”, ka shkruar gazeta, Rodong Sinmun, në komentin e saj të sotëm.
Kjo gazetë, praktikisht, është zëdhënëse e Partisë së Punëtorëve, që sundon në Korenë Veriore.
Kjo gazetë e krahasoi anijen amerikane me një “shtazë të madhe” dhe tha se sulmi kundër saj do të ishte “shembull aktual për ta treguar forcën tonë ushtarake”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar që luftanija, USS Carl Vinson, të lundrojë në ujërat afër Gadishullit Korean, në përgjigje të tensionit të shtuar me Korenë Veriore, për shkak të programit raketor dhe testet atomike të këtij vendi.
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...