Zyra e prokurorit special në Korenë Jugore tha se do të akuzojë shefin e grupit Samsung, Jay Y. Lee dhe katër ekzekutivë të tjerë për ryshfet dhe përvetësim në mes të skandalit që ka tronditur shtetin.
Lee ishte arrestuar më 17 shkurt për rolin e tij në skandalin e korrupsionit në të cilin përfshihet edhe presidentja Park Geun-hye, duke tronditur kështu gjiganti e teknologjisë, transmeton arbresh.info.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese se nëse të do mbështes apo jo shkarkimin, që do të rezultonte që lideri i parë i zgjedhur në Korenë Jugore në mënyrë demokratike të largohej nga detyra, do të jepet muajin e ardhshëm.
Gjithashtu Lee do të ngarkohet me akuzat se kishte dhënë dëshmi të rreme para parlamentit./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...