Koreja e Veriut ‘zbulon aksidentalisht’ planet për raketa të reja

20:09 | 24 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Koreja Veriore aksidentalisht ka zbuluar detajet e dy sistemeve të raketave të patestuara.

Fotot e publikuara  nga agjencia shtetërore e lajmeve të KCNA që kishin për qëllim raportimin e inspektimit të Kim Jong-un në një objekt në Akademinë e Shkencave të Mbrojtjes tregojnë depozitat e murit që përshkruajnë raketet e quajtura Hwasong-13 dhe Pukguksong-3, transmeton portali arbresh.info

_97504340_0000

Kjo nuk është hera e parë që Korej Veriore ‘aksidentalisht’ la detajet e zhvillimeve të rëndësishme në sfondin e fotove, dhe sipas analistëve kjo bëhet me qëllim për të treguar fuqinë e saj ushtarake ose për të dërguar mesazh tek armiqtë e saj.

_97504342_2

Sipas mediave shtetërore koreano-veriore, Kim Jong-un besohet t’i ketë urdhëruar shkencëtarët që të prodhojnë më shumë raketa dhe që ato të përshtaten me detajet e paraqitura në listat e mureve.

Koreja Veriore me testimin e raketave të fundit balistike gjatë muajit korrik, ka rritur ndjeshëm tensionet me SHBA-të. Ndërkaq, për këtë veprim ajo është ndëshkuar me sanksione të reja ekonomike nga Këshilli i Sigurimit.

_97504344_h_53694833

Së fundmi në listën e sanksioneve të SHBA-ve janë vendosur edhe disa kompani kineze dhe ruse, për të cilat dyshohet se kanë marrëdhënie të mira ekonomike me Korenë Veriore./arbresh.info/

_97504348_3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme