Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk është i kënaqëut me bashkëpunimin e Rusisë në përpjekjet për të ushtruar presion ndaj Koresë Veriore për të hequr dorë nga programi i armëve bërthamore.
Duke folur për gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump me 15 dhjetor dha një deklaratë të njejtë, ku shtoi se “Kina nuk po ndihmon me Korenë Veriore”, shkruan “Rel”, transmeton portali arbresh.info
Komentet e fundit mbi Rusinë dhe Korenë Veriore erdhën pasi Presidenti Trump foli me Presidentin rus, Vladimir Putin me telefon.
Trump ka përsëritur komentet e bëra, duke shtuar se Putin e kishte përshëndetur atë në përpjekjet e tij lidhur me ekonominë e SHBA-ve, por ka shtuar “se ka edhe gjëra negative”.
“Pika kryesore e diskutimit është Koreja Veriore, sepse ne do të dëshironim të kishim më shumë ndihmë për këtë situatë të krijuar”, tha Trump.
Menjëherë pas komentit të Trump, ka reaguar edhe Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, i cili kritikoi gjithashtu Moskën gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Vazhdimi i lejimit të punëtorve të Koresë Veriore për të kryer punë sllavi në territorin e Rusisë në këmbim tëp agave të përdorura për të financuar programet e armëve bërthamore, vë në pikëpyetje përkushtimin e Rusisë si një partner për paqe”, tha ai.
Tensionet janë rritur në Gadishullin Korean gjatë testimit të vazhdueshëm të raketave bërthamore dhe balistike nga ana e Phenianit, e cila është në kundërshtim me Kombet e Bashkuara./arbresh.info/
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...