Koreja e Veriut tha se ka testuar me sukses një raketë hipersonike të mërkurën, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Sipas raportit, lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, nuk ka marrë pjesë në nisjen e raketës, transmeton portal arbresh.info
“Lansimet e suksesshme testuese të njëpasnjëshme në sektorin e raketave hipersonike kanë një rëndësi strategjike për të përshpejtuar detyrën e modernizimit të forcës strategjike kombëtare të sugjeruar nga Kongresi i 8-të i Partisë dhe plotësimin e detyrës më të rëndësishme ndër pesë detyrat kryesore në sektorin e armëve strategjike të një plani pesë vjeçar”, tha KCNA, raporton CNN.
Raketa u nda pas lëshimit, manovroi 120 km (74.5 milje) nga lëshimi fillestar dhe goditi objektivin e vendosur në 700 km (435 milje) pa asnjë gabim.
Roja Bregdetare e Japonisë ka deklaruar se predha ka rënë në det, në brigjet lindore të Gadishullit Korean.
Menjëherë pas lëshimit të mërkurën, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut shprehu shqetësime për lëshimin e një rakete nga Koreja e Veriut, për të cilën tha se ishte raketë balistike dhe ka bërë thirrje për rifillimin e dialogut me Korenë Veriore.
Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut i kërkoi Koresë së Veriut t’i përgjigjet përpjekjeve të saj për të arritur paqen dhe bashkëpunimin përmes dialogut.
Shtatorin e kaluar, Koreja e Veriut tha se kishte testuar një raketë të re hipersonike, Haëasong-8, nga Toyang-ri./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...