Google ADS

Koreja e Veriut teston një tjetër raketë balistike

08:27 | 29 Maj 2017
M. A.

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtra, e cila u ulë në det nga bregu lindor. Testi i së hënës është i treti me radhë për tri javë, duke sfiduar presionin botëror dhe kërcënimet për më shumë sanksione ndaj Koresë së Veriut.

Raketat baliste besohet të jetë e klasës Scud, dhe fluturoi rreth 450 km (280 milje), thanë zyrtarët e Koresë së Jugut. Koreja e Veriut ka një rezervë të madhe të raketave me rreze të shkurtëra, të zhvilluar fillimisht nga Bashkimi Sovjetik.

Testi i së hënës ka ndjekur dy teste të suksesshme të raketave mesatare dhe të gjata gjatë javëve të fundit nga Pyongyang, i cili po kryen teste të tilla me një ritëm të paparë në një përpjekje për të zhvilluar një raketë balistike të aftë për të goditur Shtetet e Bashkuara kontinentale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme