Koreja e Veriut teston një raketë të re balistike

23:44 | 28 Maj 2017
Trina Galanxhi

Koreja e Veriut ka nisur një predhë të paidentifikuar e cila supozohet të jetë raketë balisitike, raportojnë lajmet e Yonhap, duke cituar ushtrinë e Koresë së Jugut.

Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë thanë se Pheniani nisi një predhë në drejtim lindor nga Wonsan, Provinca Gangwon, transmeton portali arbresh.info

Në deklaratën e ushtrisë së Koresë Jugore thuhet se Presidenti i vendit është lajmëruar në lidhje me rastin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme