Koreja e Veriut paralajmëroi SHBA të mos ndërmarre akte provokuese në rajon, pasi në të kundërt do t’i përgjigjej me sulme bërthamore, përcjellë arbresh.
Komentet vijnë ndërsa shteti komunist shënon 105 -vjetorin e lindjes së themeluesit të tij Kim Il Sung…Një paradë madhështore u mbajt në zemër të Phenianit, gjatë së cilës regjimi prezantoi arsenalin e fundit.
Pamjet e shfaqura në televizionin shtetëror treguan ushtarët teksa marshonin së bashku me tanket në sheshin Kim Il Sung, në praninë e mijëra njerëzve si dhe të udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un. Ai ishte i veshur me kostum të zi, e dukej i relaksuar teksa qeshte me bashkëpunëtorët.
Mes arsenalit të prezantuar gjatë asaj që njihet si ‘dita e diellit’ ishin edhe raketat e reja balistike ndërkontinentale. Avionët ushtarakë krijuan numrin 105 në qiell. Për herë të pare u prezantuan edhe raketat balistike Pukkuksong që lëshohen nga nëndetëset.
Shfaqja e muskujve vjen mes tensioneve në rritje, ndërsa një flotë luftanijesh amerikane i është drejtuar gadishullit korean. ‘Jemi gati t’i përgjigjemi luftës me luftë..sulmeve bërthamore do t’i përgjigjemi në të njëjtën mënyrë, sipas stilit tonë’-ishte komenti i Choe Ryong-hae, që besohet të jetë zyrtari i dytë më i rëndësishëm në Korenë e Veriut.
Mes shqetësimeve se Pheniani po i afrohet gjithmonë e më shumë qëllimit për të prodhuar një arsenal bërthamor, parada e së shtunës ishte një mundësi për udhëheqësin autoritar, që të shfaqte kapacitetet ushtarake.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...