SHBA ka gati një plan mjaft agresiv për të ashpërsuar izolimin e Koresë së veriut dhe pjesë e tij janë embargoja e naftës dhe një bllokadë e pjesshme detare.
Draft-rezoluta që pritet të prezantohet të hënën, gjithashtu parashikon bllokimin e eksporteve tekstile dhe ndalimin e punësimit të koreano-veriorëve nga vendet e huaja.
Një nga masat më të ashpra dhe kontradiktore të draft-rezolutës amerikane është autoriteti që i jepet anijeve të çdo anëtari të OKB për të inspektuar anijet e Koresë së veriut për ngarkesa të ndaluara dhe autorizimi për të përdorur çdo mjet për këto inspektime.
Implikimet e një rezolute të tillë do të ishin vërtetë serioze, pasi çdo përpjekeje për të ndaluar, ndryshuar drejtimin apo kontrolluar një anije koreano-veriore mund të përshkallëzohet në shkëmbim zjarri.
Sanksionet përfshijnë edhe bllokimin e aseteve të liderit Kim jong un dhe lidershipit koreano-verior. Rusia dhe Kina zor se do ta mbështesin propozimin amerikan, por sidoqoftë edhe vetoja është e vështirë të përdoret kur gjithë bota ndihet e kërcënuar nga Koreja e veriut.
SHBA do të gjendet para kompromisit, diçka që do të zbuste tej mase rezolutën, ose braktisjes së Këshillit të Sigurimit.
Administrata Trump pretendon se ka planin B gati, nëse OKB nuk bën asgjë, pikërisht ndalimin e tregtisë me çdo vend që bën tregti me Korenë e Veriut. Por edhe kjo duket e pamundur, pasi në një rast të tillë do ti duhej të ndalte tregtinë me Kinën, duke shkaktuar një recension ekonomik global.
28 Nëntori, Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta fes...
Deputetja e VV: Bernard Nikaj i PDK-së dhe Petrit Selimi kër...
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...