Koreja e Veriut raporton rastin e parë të dyshuar me koronavirus

09:01 | 26 Korrik 2020
Arbresh.info

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka mbajtur një mbledhje emergjente pasi dyshohet se është paraqitur rasti i parë me koronavirus.

Agjencia Qendrore e Lajmeve ka raportuar se personi i infektuar kishte hyr në territorin e Koresë së Veriut më 19 korrik. Pacienti është duke u trajtuar në spital dhe është karantinuar së bashku edhe me personat e tjerë që ka pasur kontakt.

Kim Jong-un ka vendosur masa kufizimi në gjithë territorin e Kaesong dhe ka deklaruar gjendje emergjente në disa regjione./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme