Koreja e Veriut, Pompeo: Denuklearizimi brenda vitit 2021

00:33 | 20 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Bisedimet mbi deniklearizimin e Koresë së Veriut, do të mbyllen brenda vitit 2021. Kështu ka pohuar Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, duke shpjeguar se SHBA-të, janë të gatshëm të rifillojë dialogun me vendin komunist pas uljes së tensioneve.

“SHBA-të, janë të gatshëm të rifillojnë menjëherë bisedimet me Korenë e Veriut, me objektivin për të plotësuar denuklearzimin e vendit brenda vitit 2021”, – ka thënë shefi i diplomacisë amerikane.

Ai ka nënvizuar se ka ftuar ministrin e Jashtëm koreano-verior, Ri Yong Ho, për një takim në Nju Jork për javën e ardhshme, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme