Gjysmë vëllai i Kim Jong-un ishte vrarë nga një sulm kimik në Malajzi me urdhrat e qeverisë së Koresë së Veriut, ka ardhur në përfundim SHBA-ja.
Kim Jong-nam vdiq pas një takimi të çuditshëm në aeroportin e Kuala Lumpur në vitin 2017, kur dy gra ia spërkatën fytyrën me agjentin nervor VX, transmeton portali arbresh.info
Gratë, të cilat thonë se besonin që po e bënin një shaka për një emision televiziv, janë në gjykim për vrasjen.
SHBA tha se do të vendoste sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut në përgjigje të kësaj.
“Kjo shfaqje publike e përbuzjes për normat universale kundër përdorimit të armëve kimike tregon më tej natyrën e pamatur të Koresë së Veriut dhe nënvizon se ne nuk mund të lejojmë që të tolerojmë një program të ËMD të Koresë së Veriut të çdo lloji”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.
SHBA ka akuzuar vazhdimisht Korenë e Veriut se ka qenë pas sulmit ndaj Kim Jong-nam.
Koreja e Veriut mohon çdo përfshirje./Arbresh.info/
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...