Koreja Veriore është duke mbledhur një sasi të konsiderueshme të hollash nga turistët perëndimorë, të cilat janë të gatshëm të paguajnë për të punuar në fermat e punë, ku ata duhet të mbjellin oriz me dorë.
Sipas një faqe të internetit, turistëve ‘u ipet një shans për të përjetuar profilet e zellshme dhe të gëzueshme të aktiviteteve të punës së njerëzve lokalë’, shkruan Mirror, transmeton portali arbresh.info
Në realitet, turistët janë duke kryer punën e banorëve të uritur të Koresë Veriore, e cila është rrethuar nga sansionet ekonomike.
Faqja e internetit që ofron turne, në gjuhën angleze, dhe gjithashtu ofron mundësi që të shikohet vendi më i izoluar në botë.
Turistët gjithashtu mund të nënshkruajnë të vizitojnë gjëra interesante, si aeroplanë të vjetër në Aeroportin Ndërkombëtar të Phenianit.
Vendet perëndimore u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të mos udhëtojnë drejt Koresë Veriore, për shkak të tensioneve të rritura pas testimit të raketave balistike./arbresh.info/
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...