Koreja e Veriut planifikon që shkatërrimi i poligonit bërthamor të përfundojë që nesër, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Nëse kushtet e motit do të jenë të volitshme të enjten, atëherë do të mund të kryejmë punën”, shkruan agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar një zyrtar verikorean t’u ketë thënë gazetarëve nga Koreja e Veriut.
Autoritetet e Koresë së Veriut, kanë lejuar në momentet e fundit grupin e gazetarëve nga Koreja e Jugut të marrin pjesë në mbylljen e poligonit për teste bërthamore në Kore të Veriut.
Një grup gazetarësh ndërkombëtarë, mëngjesin e djeshëm, me një fluturim special nga Kina, u nis për në Korenë e Veriut, për të ndjekur nga afër aktin e mbylljes së poligonit bërthamor Pungye-ri, megjithatë në avion nuk ishin tetë gazetarët koreano-jugorë, të ftuar më herët, të cilët mëngjesin e sotëm morën leje dhe me një fluturim direkt udhëtuan nga Seuli.
Koreja e Veriut do të çmontojë objektin në Punggye-ri, ku deri më tani ka kryer testet e saj bërthamore.
Hapi i ardhshëm shpresohet të jetë takimi i liderëve të SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, Donald Trump dhe Kim Jong-un, që është planifikuar për 12 qershor në Singapor.
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan