Një ‘ambasador jo zyrtar’ i Koresë së Veriut për Perëndimit ka tërhequr vërejtjen se Peniani mund të shkatërrojë gjithë botën me vetëm tre bomba.
43 vjeçari Alejandro Cao de Benós, e ka përshkruar shtetin e fshehtë komunist si utopi.
“Njerëzit kanë një jetë të thjeshtë, të sigurt dhe me dinjitet. Ata jetojnë paqësisht, dhe nuk ka konflikte shoqërore. Ne nuk kemi njerëz që flenë në rrugë…është një mënyrë tjetër e jetesës, një në të cilën ne të gjithë punojmë në një lëvizje të madhe bashkëvepruese”, tha ai për mediat spanjolle.
Por kur u pyet rreth rrezikut ushtarak të Koresë së Veriut, retorika e tij u bë më agresive.
“Askush nuk guxon të prekë Korenë”, tha ai. “Nëse vendi preket, njerëzit do të përgjigjen me armë dhe raketa. Ne kemi bombë termonukleare. Me tre prej tyre bota përfundon”, theksoi ai.
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...