Google ADS

Koreja e Veriut mbetet kërcënim, thotë Japonia

09:16 | 28 Gusht 2018
Arbresh.info
Japonia duhet t’i forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse dhe të zgjerojë rolin ushtarak jashtë vendit, pasi Koreja e Veriut vazhdon të përbëjë kërcënim për këtë vend, edhe pse është zotuar se do të denuklearizohet, tha Ministria e Mbrojtjes e Japonisë.
Sipas saj, Japonia po ashtu duhet të forcojë aleancën e saj ushtarake me Shtetet e Bashkuara.

“Që nga viti 2016, Koreja e Veriut ka kryer tre teste bërthanore dhe ka hedhur 40 raketa balistike”.

“Ky trend ushtarak në Korenë e Veriut paraqet kërcënim serioz dhe të pashmangshëm për sigurinë e Japonisë dhe dëmton ndjeshëm paqen dhe sigurinë e rajonit dhe të komunitetit ndërkombëtar”, tha Ministria japoneze e Mbrojtjes.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un, janë pajtuar në qershor që të punojnë për “denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean”.

Megjithatë, marrëveshja e tyre, e arritur gjatë një takimi në Singapor, është kritikuar për mungesë detajesh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme