Koreja e Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka lëshuar një seri raketash balistike në ujërat e vendit. Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut thuhet se Koreja e Veriut ka lëshuar 10 raketa balistike me rreze të shkurtër në drejtim të Detit të Japonisë (Detit Lindor), se është rritur kontrolli dhe se SHBA-ja dhe Japonia janë informuar për zhvillimet.
Ministria japoneze e Mbrojtjes tha se Roja Bregdetare e Japonisë ka publikuar një rekomandim të sigurisë detare që thekson se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike të mundshme, se anijet janë informuar lidhur me rënien e raketës dhe se nuk ka ardhur informacion për dëme.
Koreja e Jugut dhe Japonia më 27 maj njoftuan se Koreja Veriut lëshoi “raketën satelitore” në drejtim të Detit të Verdhë.
Më 28 maj Seuli njoftoi se Koreja e Veriut dërgoi përtej kufirit më shumë se 150 balona që përmbanin brenda tyre “plehra”. Me ngjarjet e fundit ka shqetësime se tensionet mes dy vendeve do të përshkallëzohen.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030