Koreja e Veriut kryen teste te reja raketore

15:13 | 21 Nëntor 2018
A. B.

Kim Jong-u ka kryer testime të reja të raketave, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.

Arma ultra-moderne e testuar u përshkrua si një kthesë vendimtare në ushtrinë e Koresë së Veriut për të rritur kapacitetin e saj për konflikt, transmeton portali arbresh.info.

Një zyrtar i Koresë së Jugut, i cili dëshiroi të mbetet anonim, tha se raketa ishte armë e tipit të ri me rreze të gjatë të zhvilluar që nga koha e liderit të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-il.

Presidenti Amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un u takuan më 12 qershor në Singapor dhe pas takimit, të dy liderët ranë dakord që Koreja e Veriut të heq dorë nga armët bërthamore.

Kohët e fundit, u ndalën bisedimet mbi ç’armatimin bërthamor midis palëve, ndërsa javën e kaluar administrata e Pheniani anuloi përfundimisht takimin e planifikuar midis sekretarit të shtetit të Amerikës Mike Pompeo dhe një zyrtari të lartë të Koresë së Veriut.

Ai kishte paralajmëruar se Koreja e Veriut duhet t’i heq në fillim të muajit sanksionet kundër vendit për të forcuar arsenalin bërthamor të politikës shtetërore. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme