Agjencia zyrtare e lajmeve, KCNA, ka kritikuar përpjekjet e qeverisë japoneze për të shtrënguar regjimin e Phenianit të heqë dorë nga programi bërthamor, duke i cilësuar taktikat e fqinjit si “një gjest vetëvrasës”.
Kryeministri Shinzo Abe është kritikuar kështu: “Kërcënimet e qeverisë japoneze nuk shërbejnë për asgjë tjetër, veç se për të shtuar tensionin, një gjest vetëvrasës që do të sjellë një tymnajë bërthamore në arkipelagun japonez”.
Koreja e Veriut ka kritikuar kreun e qeverisë japoneze për presionet e fundit dhe për mungesën e përpjekjeve për të favorizuar dialog, duke e cilësuar atë të Abe-s, një “lëvizje” për të arritur pikërisht objektivat e tij politike.
Muajin e shkuar, në diskutimin e tij në Kombet e Bashkuara, Abe i kishte bërë apel vendeve anëtare për të bllokuar me çdo mjet hyrjen në Veri të të gjitha mallrave, fondeve, personave dhe teknologjisë, që do të ishin në gjendje të forconin programin e saj bërthamor.
Një ditë më parë, Shtëpia e Bardhë i refuzoi sërish bisedimet me Penianin për çështjen e programit të tij bërthamor, duke sqaruar se ulja në tryezë me zyrtarët e atjeshëm do të ndodhë vetëm për të folur mbi fatin e amerikanëve të ndodhur në këtë vend.
Shefi i diplomacisë amerikane Rex Tillerson është flamurtar i negociatave e nuk kishte shumë që pat deklaruar se Uashingtoni po komunikon direkt me Penianin për çështjen atomike dhe atë raketore. Por zëdhënësja Sarah Sanders tha prerazi se nuk është koha për bisedime.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...