Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike të mërkurën nga bregu i saj lindor në det jashtë Gadishullit, bën të ditur ushtria e Koresë së Jugut, përpara një samit mes SHBA-ve dhe udhëheqësve kinezë për të diskutuar mbi programimin e armëve të Phenianit.
Nisja u bë nga Sinpo, një qytet port në bregun lindor të Veriut dhe fluturoi rreth 60 km, Zyra e Shefave të Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut tha në një deklaratë të shkurtër, transmeton portali arbresh.info.
Hedhja e raketës vjen përpara takimit të nivelit të lartë mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe presidentit të Kinës Xi Jinping këtë javë, ku temë qendrore e takimit do jetë shtimi i presionit ndaj veriut për të zvogëluar zhvillimin e armatimit./Arbresh.info
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...