Google ADS

Koreja e Veriut hedh në erë zyrën ndërlidhëse me Korenë e Jugut

10:13 | 16 Qershor 2020
Arbresh Info

Koreja e Veriut raportohet se ka hedhur në erë ndërtesën e zyrës ndërlidhëse me Korenë e Jugut, ku zyrtarët e saj bashkëpunonin përkrah homologëve të Koresë së Jugut, veprim ky që dukej se do t’i jepte fund konfliktit shumëvjeçar, shkruan New York Times.

Rojet kufitare në Korenë e Jugut kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm si dhe re tymi të zi në qiell në Kaesong, qytezë kjo ku ishte ndërtuar objekti i zyrës ndërlidhëse.

Zyrtarë të Koresë së Jugut kanë konfirmuar se Koreja e Veriut, ka demoluar ndërtesën katërkatëshe të punuar nga çeliku dhe xhami dhe që ndryshe njihej si zyrë ndërlidhëse.

Tri ditë më parë, Kim Yo-jong, motra e liderit veri-korean Kim Jong-un, ka paralajmëruar “një skenar tragjik për zyrën Veri-Jug duke e cilësuar si të padobishme dhe se do të shembet plotësisht”.

Zyra ndërlidhëse ishte hapur në vitin 2008 si zyra e parë që funksiononte me orar të plotë ku mbaheshin kontakte mes dy koreve – Kim Jong-un dhe presidentit jug-korean Moon Jae-in, që asokohe dukeshin optimist për funksionimin e saj. Në këtë zyrë punonin zyrtarë të dy Koreve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme