Koreja e Veriut hodhi dy raketa balistike në det, thanë Shefat e Përbashkët të Koresë së Jugut.
Sipas tyre, raketat u hodhën të mërkurën drejt ujërave të bregut lindor të Gadishullit Korean.
Në një deklaratë të lëshuar për media thuhet se autoritetet e inteligjencës jug-koreane dhe amerikane janë duke i analizuar detajet, ndërsa Koreja e Jugut ka forcuar pozicionin e saj mbikëqyrës kundër Koresë së Veriut.
Hedhja e raketave vjen pak ditë pasi Koreja e Veriut tha se ka testuar raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi.
Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA i cilësoi ato si “armë strategjike me rëndësi të madhe”.
KCNA tha se raketat kanë goditur me sukses objektivat, gjatë provave më 11 dhe 12 shtator, dhe “më pas kanë rënë në ujërat territoriale të vendit”.
Ushtria amerikane tha se provat e kryera nga Koreja e Veriut në fundjavë paraqesin “kërcënime” për fqinjët e këtij vendi dhe më gjerë.
Koreja e Veriut është nën sanksione ndërkombëtare për armët e saj bërthamore dhe programet e raketave balistike, për të cilat thotë se i duhen për të mbrojtur veten kundër pushtimit të mundshëm amerikan.
Por, Phenjanit nuk i ndalohet të zhvillojë raketa lundrimi.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...