Koreja e Veriut aksidentalisht goditi një nga qytetet e saj me një raketë pranverën e kaluar, sipas një artikulli.
‘The Diplomat’ njoftoi të mërkurën se një test i raketave në mes të mesnatës së 28 prillit 2017 dështoi pak pas nisjes dhe raketa u rrëzua në qytetin Tokchon të Koresë së Veriut, transmeton portali arbresh.info
Në atë kohë, zyrtarët e SHBA-së patën thënë se raketa ishte shkatërruar brenda disa minutave të ngritjes.
Një zëdhënës i Pentagonit nuk ka dashur të konfirmojë detajet e përshkruara në artikullin e ‘the Diplomat’, duke thënë se Departamenti i Mbrojtjes nuk diskuton mbi inteligjencën.
Meqë ky ishte një testim, nuk barte një ngarkesë aktive, megjithëse vetë raketa mund të kishte shpërthyer ani pse dështoi, sipas artikullit.
Raketa goditi një kompleks të vogël industrial dhe dëmtoi disa ndërtesa./Arbresh.info/
Guerot: Asociacioni do të jetë kusht edhe për rrugën e Kosov...
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”