Google ADS

Koreja e Veriut gjuan dy raketa me rreze të shkurtër veprimi

17:16 | 9 Maj 2019
Arbresh.info

Koreja e Veriut ka gjuajtur dy raketa me rreze të shkurtër veprimi, në testimin e dytë të armëve në më pak se dy javë, bën të ditur ushtria e Koresë Jugore.

Raketat janë hedhur nga qyteti veriperëndimor i Kusong dhe udhëtuan 420 dhe 270 km drejt lindjes, transmeton portali arbresh.info.

Kjo vjen disa orë pasi i dërguari amerikan arriti në Korenë e Jugut për bisedime lidhur me tentativën për të rinisur negociatat bërthamore.

Analistët thonë se Veriu po përpiqet të rrisë presionin ndaj SHBA-së për shkak të dështimit të saj për të bërë lëshime.

Një takim në Vietnam mes udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe Presidentit të SHBA Donald Trump përfundoi pa marrëveshje në shkurt me SHBA duke këmbëngulur që Korenë e Veriut të heqë dorë nga programi i saj bërthamor dhe Pheniani kërkon lehtësime të sanksioneve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme