Koreja Veriore është duke u përgatitur për testin e gjashtë të armëve bërthamore, kanë paralajmëruar zyrtarët e Koresë Jugore.
Shërbimi Informativ Kombëtar i Seul (NIS) u tha ligjvënësve të Koresë së Jugut në një seancë parlamentare të mbyllur, se ka zbuluar se shteti më i izoluar në botë është duke u përgatitur për një test të ri bërthamorë, transmeton portali arbresh.info
Kim Byung-kee, një ligjvënës i Partisë Demokratike në Korenë Jugore, ka thënë se “Koreja Veriore do të kryejë testin e ri të armëve bëthamorë në tunelin 2 dhe 3 në Punggye”.
Ai shtoi se shërbimi sekret koreano jugor ka zbuluar se tuneli 4 është duke u përgatitur për testime më të mëdha.
Koreja Veriore ka lëshuar tri raketa balistike me rreze të shkurtëra, duke ringjallur tensionet me Uashingtonin, pasi Presidenti Trump kishte thënë se “Pheniani po fillon të tregojë reskept”.
Kim Jong-un gjithashtu ka kërcënuar SHBA-të, duke thënë se do të godasë ishullin Guam./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...