Koreja Veriore vodhi gati 400 milionë dollarë kriptomonedha gjatë vitit 2021, veçanërisht ethereum, kanë gjetur studiuesit, duke treguar se strategjia e saj kombëtare për hakimin dhe pastrimin e parave dixhitale mbetet e suksesshme.
Vendi i izoluar, i rrethuar nga sanksionet e SHBA-ve dhe vendeve tjera, është mbështetur prej kohësh në korpusin e saj të hakerëve për të depërtuar në institucionet financiare në mbare botën me qëllim vjedhjen e parave, transmeton portal arbresh.info
Vitet e fundit hakerët janë fokusuar gjithnjë e më shumë në në kompaninë që trajtojnë dhe tregtojnë kriptomonedha, e cila ruhet në kuletat dixhitale dhe mund të dërgohet lehtësisht në mbarë botën në momentin që hakeri fiton akses.
Një raport i Kombeve të Bashkuara vitin e kaluar zbuloi se Koreja e Veriut kishte hakuar dhe vjedhur 316 milionë dollarë në asete virtuale midis 2019 dhe 2020 për t’i përdorur për programin e saj të armëve bërthamore.
Kjo taktikë ishte veçanërisht efektive vitin e kaluar, sipas studiuesve në Chainalysis, një kompani që monitoron transaksionet në blockchains, të cilat janë një lloj regjistrimi publik që ndjek të gjitha transaksionet për shumicën e kriptomonedhave. Hakerët e Koresë së Veriut kanë shkelur me sukses të paktën shtatë shkëmbime kriptomonedhash dhe kanë pastruar paratë, tha kompania, shkruan nbcnews.
Sipas hulumtimit nga kompania e sigurisë kibernetike Kasperksy, Koreja Veriore ka një ekip që i dedikohet vetëm hakerimit dhe që ka sulmuar kompanitë e vogla dhe të mesme që merren me kriptomonedha. Kompani të tilla janë objektiva të shpeshta për hakerat, të cilët vodhën një rekord prej 14 miliardë dollarësh në kriptomonedhë vitin e kaluar.
Ndryshe nga shumë kriminalë të kriptovaluatave, Koreja Veriore nuk nxiton ta konvertojë menjëherë në monedhë konvencionale, tha Erin Plante, drejtoresha e lartë e hetimeve në Chainalysis dhe autori i raportit.
Në vend të kësaj, ajo pastron vazhdimisht sasi të moderuara të kriptomonedhës , ndërsa mban rreth 170 milionë dollarë prej saj nga hakimet më të vjetra, tha ajo, duke kapitalizuar në faktin se kriptovalutat kryesore si bitcoin dhe ethereum janë rritur në vlerë vitet e fundit.
“Ata janë shumë strategjikë. Nuk nxitohen për t’i marrë paratë”, tha Plante./arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...