Koreja e Veriut e përfshirë në vjedhjet kibernetike të bankave

14:13 | 27 Maj 2016
Arbresh.info

Një kompani e sigurisë së lartë është duke hetuar nëse Koreja e Veriut mund të jetë e lidhur me sulmet ndaj bankave në muajt e fundit.
Sipas Symantec, ekzistojnë prova se i njëjti grup u përpoq që të vjedhë të holla në një bankë të Filipineve, një në bankë qendrore të Vietnamit dhe Bangladeshit.
Qeveria amerikane tha se Koreja e Veriut ishte prapa sulmeve të Sony-it, shkruan BBC. Sipas zyrtarëve, nëse Koreja e Veriut është gjetur pas sulmeve të bankës, atëherë do të jetë hera e parë që zbulohen vjedhje nga sulmet kibernetike. Në shkurt të këtij viti, hakerët kanë arritur të vjedhin 81 milion euro nga banka qendrore e Bangladeshit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme