Google ADS

Koreja e Veriut e ka vrarë Kim Jong-nam, thotë Koreja e Jugut

17:37 | 19 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Koreja e Jugut ka deklaruar se beson se prapa vrasjes së Kim Jong-nam qëndron regjimi i Koresë së Veriut.

Kim Jong-nam u vra javën e kaluar në aeroportin në Malajzi, transmeton arbresh.info

“Besojmë se prapa atentatit qëndron Koreja e Veriut, duke marrë parasysh faktin se pesë të dyshuar janë shtetas të këtij vendi”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Bashkimit me seli në Seul (Koreja e Jugut) Jeong Joon-hee përmes agjencisë shtetërore të lajmeve Yonhap.

Ai ka theksuar se Koreja e Jugut e ka përcjellë me frikë vrasjen, ndërsa policia e Malajzisë ka theksuar se janë arrestuar katër të dyshuar për vrasjen e Kim Jong-nam./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme