Zyrtarët verikoreanë dhe ata kinezë janë takuar këtë javë në Pekin dhe janë zotuar për t’i forcuar lidhjet bilaterale, ka thënë një media verikoreane të shtunën, teksa Pheniani synon t’i rrisë lidhjet diplomatike, pas masës së izolimit që ka zbatuar në kohën e pandemisë së koronavirusit.
Në takimin e kësaj jave, Wang Huning, lideri i katërt më me ndikim në Kinë “ka thënë se pavarësisht ndryshimit të situatës ndërkombëtare, miqësia mes dy vendeve, një zgjidhje strategjie mes dy palëve, nuk do të dobësohet asnjëherë”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Korenë e Veriut, KCNA.
Lideri verikorean, Kim Jong Un dhe ai kinez, Xi Jinping, janë takuar më herët gjatë këtij viti dhe janë zotuar, po ashtu, për rritje të bashkëpunimit.
Takimi mes zyrtarëve ka ardhur teksa Koreja e Veriut i ka rinisur testimet raketore, duke i tensionuar kështu tensionet me rivalët, sikurse Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.
Ekspertët e huaj kanë paralajmëruar për veprime të tilla të verikoreanëve, dhe ashpërsim të retorikës së luftës, para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara./rel
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...